Arbër Çyrbja para disa ditësh zyrtarizoi largimin nga Kukësi dhe e ardhmja e tij është te skuadra e Teutës. Ditën e sotme pritet që të zyrtarizohet gjithçka dhe sulmuesi anësor do të kthehet pas një sezoni aty ku edhe ka regjistruar paraqitjet më të mira.
Çyrbja gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta nga klube të ndryshme të Superiores, ndërkohë që edhe Gjilani në Kosovë dëshironte shërbimet e tij. Trajneri Gentian Mezani tentoi ta bindte, por anësori ka preferon të mbetet në Superiore.
Kështu Teuta bën një tjetër lëvizje në merkato dhe është drejt kompletimit para nisjes së kampionatit. Edhe këtë sezon durrsakët do kërkojnë me çdo kusht pjesëmarrjen në Kupat e Europës.