Curry është “bishë”, Antetokounmpo nuk ia del i vetëm ndaj Raptors

Kampionët në fuqi ka likuiduar Sacramento Kings. Golden State Warriors triumfuan 123-127. Stephen Curry ishte “bishë” në parket, teksa realizoi plot 42 pikë. Durant me 29 dhe Thompson me 20 pikë dhanë kontributin e tyre në një fitore që u mor vetëm në periodën e fundit. Buddy Hield (32 pikë) dhe Justin Jackson (28 pikë) ua bënë të vështirë triumfin Warriors.

Përballja e mbrëmjes ishte Milwaukee Bucks-Toronto Raptors, e fituar nga kanadezët 116-123. Giannis Antetokounmpo (43 pikë, 3 asiste, 18 topa të rikuperuar) nuk ia doli i vetëm të përballonte Raptors, që patën disa protagonistë: Pascal Siakam dhe Kawhi Leonard realizuan nga 30 pikë, por edhe Serge Ibaka dhe Fred Van Vleet shënuan respektivisht 25 dhe 21 pikë. Bucks ishin më lart vetëm në periodën e parë, ndërsa më pas Raptors morën komandën gjersa fituan.

Houston Rockets janë thyer. Portland Trail Blazers i mundi 110-101, por sërish James Harden ishte në një formë të mirë. Këtë herë nuk e kaloi shifrën e 40 pikë, pasi shënoi 38 pikë. Jusuf Nurki? (25 pikë, 3 asiste, 15 topa të rikuperuar) dhe Damian Lillard (17 pikë, 12 asiste, 5 topa të rikuperuar) për ishin ata që udhëhoqën Blazers drejt triumfit.

Nikola Joki? (39 pikë, 6 asiste, 12 topa të rikuperuar) ka qenë lideri i Denver Nuggets në fitoren 123-110 kundër Charlotte Hornets. Philadelphia 76ers ka likuiduar 106-100 Dallas Mavericks, që u kujtuan vonë të reagonin. Joel Embiid shënoi 25 pikë, kurse Ben Simmons me 20 pikë, 11 asiste dhe 14 topa të rikuperuar regjistroi “triple-double”.

Denver Nuggets-Charlotte Hornets 123-110
Detroit Pistons-Utah Jazz 105-110
Philadelphia 76ers-Dallas Mavericks 106-100
Cleveland Cavaliers-New Orleans Pelicans 98-133
San Antonio Spurs-Memphis Grizzlies 108-88
Milwaukee Bucks-Toronto Raptors 116-123
Sacramento Kings-Golden State Warriors 123-127
Portland Trail Blazers-Houston Rockets 110-101

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online