Cungu: Terreni lejonte vetëm luftë sportive, komplimente ekipit për reagimin

Kukësi arriti një fitore të vuajtur përballë Kastriotit me rezultatin 1-2. Ekipi i Cungut arriti të kthente rezultatin, pas disavantazhit të Roxher në pjesën e parë. Trajneri shkodran i gëzohet fitores në prononcimin për “Gol pas Goli”, por ekipi vazhdon të tregojë probleme dhe të pësojë lehtësisht

Prisnit këtë përgjigje të ekipit? – “Normalisht ishte përgjigje, sepse arritëm të kthejmë rezultatin. Ishim shumë të lehtë, ose xhentil me kundërshtarin në pjesën e pare. Në mesfushë kundërshtari ishte më agresiv, kaluan në avantazh dhe na vunë në pozita jo të këndshme. Me futjen e Dzarias u bëmë më agresive dhe pjesa e dytë foli për ne. Mund ta humbnim ndeshjen, nuk flas për rastin e penalltisë, por për dy raste të rrezikshme në zonën tonë. Edhe mund ta thellonim rezultatin, por komplimente djemve për reagimin.”

Presioni – “Kukësi është një ekip që duhet të jetë në krye dhe afër rivalëve. Fitorja ishte oksigjen per në, por terreni linte për të dëshiruar. Nuk bëhej fjalë për futboll të bukur, por luftë sportive. Kush jep më teper fiton. Nuk e bëmë në pjesën  e parë, por në të dytën e kuptuam se duhet të luftonim për të fituar.”

Pikët më të rëndësishme për skuadrën sesa loja ? – “Pikët janë ato që vlejnë, futbolli është bërë më dy porta, kush merr pikët, avancon. Nuk ishim të kënaqur me dy rezultatet e fundit, por më ka gëzuar loja e ofruar. Mund të marrësh një ndeshje pa luajtur mirë, por jo kampionatin. Sot bëhej fjalë për dëshirë, karakter, nerv sportiv dhe ego kundër kundërshtarit, sepse terreni nuk e krijonte mundësinë e një loje të bukur.”

Pse Limaj dhe jo Dzaria nga fillimi? – “Pyetje shumë e drejtë. Në përgjithësi ka luajtur Limaj për ti dhënë theks sulmit dhe për të krijuar situata në repartin e avancuar. Në Korçë dhe kundër Partizanit përdora Dzarian. Mendova se do të ishim më determinantë dhe agresivë në përgjithësi. Ndërrimet bëhen disa herë të sforcuara për shkak të mbingarkesës së lojtarëve të huaj në mesfushë. Nëse nuk do të pretendonim për futboll me Kastriotin, kundër kujt mund ta bëjmë?”

Pësoni në qendrën e mbrojtjes. Pse ndodh kjo gjë? – “Të kuptoj, i pësojmë golat me lehtësi. Nuk është problem reparti. Në përgjithësi si ekip për shkak të tranzicionit negativ. Mesfusha duhet të ofrohet dhe duhet të ngushtojë repartet. Edhe sot një mesfushor mund të ofrohej, Rrumbullaku u detyrua të sforcohej, duke lënë lojtarin e tij të lirë. Atë mbyllje duhet ta bënte mesfushori. Në momente të caktuar humbasim përqendrimin si ekip dhe jo si individë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online