Cungu me “dhimbje koke”, Kukësi pa mbrojtje

Kukësi do të duhet të bëjë sërish ndryshime në mbrojtje, pasi janë dy mungesat e sigurta për sfidën e së premtes me Skënderbeun. Simo Rrumbullaku, sikurse kemi raportuar më parë, do të mungojë për dy javë.

Mësohet se edhe Ardian Cuculi, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, do të mungojë ndaj korçarëve. Ai humbet edhe ndeshjen me Partizanin, pasi për tre javë do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Sportekspres.com mëson se Cuculi ka pësuar një rupturë të shkallës së parë në pulpë dhe kështu ai humbet ndeshjen me të kuqtë. Trajneri Armando Cungu do të duhet të gjejë një zgjidhë për krahun e majtë.

Me Rrumbullakun jashtë, shpresohej që Cuculi të ishte gati dhe të luante në krah. Tanimë mbetet për t’u parë se kush do të luajë majtas. Faton Xhemaili është alternativa e vetme për stafin teknik të verilindorëve. Këto mungesa Kukësi do i vuajë edhe në takimin e Kupës me Teutën të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online