Cungu është një “vullkan”: Pa fazë përgatitore, luajmë pa paguar dhe na kërkojnë kreun!

Trajneri kuqeblu: “Ajo që unë di të them se është e paimagjinueshme dhe e papranueshme që një ekip futbolli në Superligë dhe një emër i madh si Vllaznia rropatet a po shkojmë, apo nuk po shkojmë në fazë përgatitore”

Tekniku shkodran Armando Cungu njihet në fakt për temperamentin e tij, gjë që nuk ka nguruar ta shpalosë si në bankinë gjatë drejtimit të skuadrës në ndeshje zyrtare, por dhe kur ka diçka për të sqaruar për çështje që për të janë jo komode për punën që ai bën. Një gjë e tillë ndodhi edhe në momentin e pas ndeshjes miqësore, Vllaznia-Kastrioti, atje ku është nervozuar me njërën prej pyetjeve të gazetarëve: Drejtuesit në Këshillin Bashkiak kanë dërguar projektin ku thuhet se Vllaznia sezonin e ardhshëm synon vendet e para. Për ju a do synojë Vllaznia vendet e para? Një pyetje që për hir të së vërteteë u duk qartë që ai nuk e priste. Dhe rrjedha e bisedës kaloi nga qetësia në nervozizëm e kjo dhe nga toni që Cungu përdori.

“Gjithmonë më bëni këto pyetje”, iu drejtua Cungu gazetarit në fjalë dhe më pas nisi sqarimin e tij të mëposhtëm. ”Kësaj pyetje i kam kthyer përgjigje këtu e para sa vitesh. Kush është i zoti që e çon Vllazninë në vendet e para mundet që ta marrë që tani ekipin pa asnjë lloj problemi. Këta drejtues bëjnë mirë të vendosin emër dhe mbiemër. Ia kam thënë në sy edhe në mbledhjen me bordin, madje në praninë e kryetares së Bashkisë, se nuk mund të vendosen mbi shpatullat e kësaj Vllaznie objektiva krejt të palogjikshme. Kjo është gjendja e ekipit dhe nuk duhet të gëzohemi me një ndeshje të fituar kundër Kastriotit. Ekipi ka nevojë për investime, apo për përforcime lojtarësh. A e dinë ata zotërinjtë që thonë se Vllaznia do synojë vendet e para se s’ka shkuar ende ekipi në fazë përgatitore dhe jemi i vetmi ekip në Shqipëri që nuk kemi shkuar në fazë përgatitore. Pyesni pak, pastaj të vijnë dhe flasin, kush janë këto persona që bëjnë këto objektiva”, tha Cungu.

E pas kësaj i është përgjigjur dhe pyetjes tjetër nëse skuadra do të shkojë në periudhë përgatitore, apo jo. “Nuk e di, nuk duhet të më bëhet mua kjo pyetje. Unë përgjigjem për terrenin sportiv, që do të thotë për stërvitjen. Kjo është pjesa ime teknike që mbuloj dhe nuk mbuloj pjesë të tjera. Ajo që unë di të them se është e paimagjinueshme dhe e papranueshme që një ekip futbolli në Superligë dhe një emër i madh si Vllaznia rropatet a po shkojmë, apo nuk po shkojmë në fazë përgatitore. Këtë pyetje drejtojeni tek të tjerë persona. Duhet të pyesni ata që vendosin objektiva, është shumë e thjeshtë për ta kuptuar”, tha Cungu.

Një tjetër pyetje që iu drejtua Cungut kishte të bënte edhe për atë që ekipi dhe stafi ka tre muaj pa u paguar dhe sa shqetësim është në skuadër vonesa në paga? “Edhe për këtë duhet të pyesni ata që vendosin objektiva. Mos më pyesni mua sepse tre muaj pa paga është shqetësim i madh për të gjithë, për sportistët, për ne si staf sikurse është shqetësim dhe problem edhe për lojtarët që vijnë për t’u provuar tek Vllaznia. Unë personalisht i kam garantuar çdo lojtari që vjen se pagat janë të sigurta. Jam i bindur se janë të sigurta, janë çështje vonesash, problematikash, apo bllokime të llogarive bankare. Por nga ana tjetër futbolli, Vllaznia, sportistët apo tifozët nuk duan t’ia dinë se kur zhbllokohen llogaritë bankare, fondet apo se çfarë ndodh. Realisht nuk është gjendje e mirë. Po tregohemi të durueshëm, me frymë pozitive, po mendojmë pozitivisht dhe shpresojmë që të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë sepse nuk është e mirë, sidomos me lojtarët e huaj, të cilët mund të vijnë dhe mund të bëhen pjesë e Vllaznisë. Me to nuk mund të bëhen lojëra. Ata presin në datë të caktuar rrogën dhe nëse nuk e marrin pastaj ndodhin gjëra që besoj se edhe ju i keni dëgjuar në shumë ekipe në futbollin shqiptar. Vllaznia ka pasur probleme shumë vitet e fundit me gjoba e borxhe të mbartura nga vitet e mëparshme dhe besoj se nuk është mirë t’i shtohen telashet”, ka përfunduar Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online