Merr fund telenovela Koliçi, rinovon dhe “kuksiani” Shameti

Zgjidhet përfundimisht ngërçi me portierin, që do të jetë një nga portierët më të paguar në Superiore. Gjirokastriti Shameti do të formalizojë besnikërinë ndaj Kukësit

Jurgen Zela

Në Kukës kanë nisur punën me intensitet për të krijuar një skuadër konkurruese që të rivalizojë dhe sezonin e ardhshëm për titull. Me statusin e kampionit, situata nuk ka qenë më e mira e mundshme, teksa skuadra ka pësuar shumë ndryshime. Janë larguar trajneri Gjoka, Karioka, Pejiç e Lena, të rëndësishëm në sezonin e shkuar. Përplasja me Koliçin dhe Eminin për çështjen e kontratave, gjithashtu trazoi disi “ujërat” te Kukësi. Në një situatë të tillë, notat e optimizmit mund të jenë zbehur për objektivin e shpallur, megjithatë verilindorët nisën të lëvizin. Pas prezantimit të trajnerit Milinkoviç, Shtubinës e Bakajt, sot pritet të ketë të tjera të reja. Pas një periudhe relativisht të gjatë, Kukësi dhe Koliçi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe sot pritet që të konkretizojnë arritjen e bashkëpunimit. Pas një lufte në distancë, paqja ka mbizotëruar. Në krahun tjetër edhe Ylli Shameti do të formalizojë marrëveshjen e arritur ditë më parë me presidentin Gjici.

KOLIÇI

Verilindorët kanë siguruar shërbimet e një prej portierëve më të mirë në qarkullim. Enea Koliçi do të jetë dhe për një sezon “kuksian”. “Gardiani” dhe Kukësi kanë gjetur marrëveshjen, duke marrë fund një histori që prej shumë kohësh ishte kthyer në një “telenovelë”. Kukësi pretendonte se lojtari kishte dhe një sezon kontratë, por në krahun tjetër futbollisti e kundërshtonte me forcë diçka të tillë. Pas shumë negociatash dhe momentesh delikate është arritur fundi i lumtur. Mësohet se Kukësi i ka ofruar një kontratë të re lojtarit, me kushte të rishikuara, siç ai vetë dëshironte. Portieri kishte oferta nga jashtë, por Kukësi kurrsesi nuk dëshironte të largonte një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit që sapo u mbyll. Palët janë ulur në bisedime dhe kanë gjetur marrëveshjen, duke plotësuar kërkesat e të dyja palëve. “Sport Ekspres” mëson se tashmë Koliçi do të përfitojë afro 60 mijë euro në sezon, duke u bërë kështu një nga portierët më të paguar në Shqipëri, sigurisht pa llogaritur bonuset nëse arrihet titulli kampion.

SHAMETI

Pas kupave të Europës, Kukësi pati një sërë përplasjesh për kontratat, dhe vetëm Pero Pejiç dhe Ylli Shameti ishin të lirë nga çdo detyrim sipas klubit. Nëse sulmuesi kroat nuk gjeti gjuhën e përbashkët, gjirokastriti arriti në parim marrëveshjen me presidentin Safet Gjici, megjithatë firma që do e lidhte dhe një vit me Kukësin u shty për datën 11 korrik. Qendërmbrojtësi pati oferta dhe nga jashtë, ku Sherifi i Tiraspolit shfaqi hapur interes për të. Lojtari gjeti mirëkuptimin e klubit që të shqyrtonte ofertat e mundshme që mund t’i vinin gjatë kësaj periudhe, por në Shqipëri do u qëndronte besnik. Shameti prej ditësh stërvitet me Kukësin dhe sot do të vijë dhe zyrtarizimi i një bashkëpunimi njëvjeçar. Në Kukës e duan dhe e respektojnë ndaj lajmi i formalizimit shton mjaft qetësinë tek kuksianet, që tashmë kanë mjaft garanci në prapavijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online