Armando Cungu është shprehur mjaft i kënaqur për fitoren e skuadrës së tij në transfertën e vështirë ndaj Teutës. Tekniku i Kukësit ka përgëzuar djemtë e tij, por edhe ekipin kundërshtar, që e konsideron një ekip krejt ndryshe nga ai i sezonit të kaluar.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Kishim mungesë jo të vogla. Teuta ka ndryshuar fytyrë këtë edicion dhe nuk është ajo e dy edicioneve të fundit, një ekip që meriton komplimente ashtu si dhe drejtuesit”.
“Nuk i dhamë hapësira kundërshtarit. Për 70 minuta ishim zot të fushës dhe krijuam dhe raste, në fund Teuta në vuri në vështirësi, pasi kreva zëvendësime të detyruara. Kemi problem për lojtarët e huaj, pasi nuk mund të aktivizonim më shumë se katër lojtarë. Lojtari që debutoi është një futbollit i mirë që e mban topin dhe ka cilësi”.
“Uilliamin e kam gjetur si mbrojtës të djathtë dhe e kam adaptuar si sulmues të majtë. Me intuitë dhe duke parë karakterin tij e aktivizova dhe në qendër të mesfushës. Jam i kënaqur me lojtarët për këtë ndeshje”.
“Ky është Kukësi që do kem në dispozicion dhe nuk diskutohet pasi nuk mund të afrojmë më lojtarë. Që nga Laçi ekipi ka luajtur mirë, por na ka munguar finalizimi, pasi Rexhinaldo sapo ishte afruar dhe se njihte mirë ekipin. Rexhinaldo është i rëndësishëm për ekipin tonë. Do të donim të shpërndahej pak gjeografia e golave, jo vetëm ai të shënonte, Uroj që në ndeshjet e tjetër atë shënojnë dhe të tjerët. Morëm një 3-pikësh dhe kampionati sapo ka nisur”.
DËMTIMET – “Diskutuam për situatën në skuadër dhe të dëmtuarve. Për Rexhinaldon vendosëm që ta aktivizonim vetëm në fund pasi ka pasur probleme. Ka qenë në dilemë aktivizimi i tij dhe këto gjëra diskutuam. Premio? i takon atij. Me këtë ndeshje them se janë kënaqur dhe djemtë e meritojnë një shpërblim”. “Ka pasur shqetësime dhe nuk ka qenë as në ndeshjet e Kombëtares., kem folur me lojtarin dhe ka marrë terapi të ndryshme. Doktorët na dhanë garanci edhe pse lojtari kishte pak frikë. U donte që të punonim psikologjikisht të gjithë që ta bindnim se kur e thotë mjekësia që nuk ka asgjë nuk duhet të ketë problem. Ne nuk do të shtynim asnjë lojtarë nëse mjekësia nuk do na e konfirmonte”.