Cungu dhe Nexhipi në fije të perit, Gjici: Nëse nuk fitoni, i bëj të gjitha vetë!

Një skuadër që ëndërronte në Europë dhe e ndërtuar për të dominuar në kampionat. Ky ishte projekti i Kukësit gjatë verës, por rrugës situata ka ndryshuar. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Kategorisë Superiore.

Barazim me Laçin si pritës në “Elbasan Arena” dhe së fundmi humbja në Vlorë me Flamurtarin. Disfatë e përjetuar keq nga presidenti Safet Gjici, edhe prej marrëdhënieve të tensionuara me vlonjatët për çështjen “Kale”. Drejtuesi i Kukësit, i’u kthye mbledhjeve me tone të ashpra.

Kërkesa ishte e qartë: Zero fitore në dy ndeshje është një ecuri e papranueshme. Gjici e drejtoi gishtin nga lojtarët, të cilët ishin të gjithë të pranishëm në mbledhje, por mbi të gjitha nga trajneri Cungu dhe drejtori Nexhipi.

Mesazhi nuk lë vend për interpretime: “Fitorja është detyrim ndaj Tiranës, në të kundërt largohuni të gjithë”. Ndër të tjera, Gjici tha: “I bëj vetë, edhe trajnerin, edhe drejtorin!”. Të gjithë janë në provë. Në fije të perit… Presidenti i Kukësit e ka treguar, se nuk e ka problem t’i largojë drejtuesit, edhe pse kampionati sapo ka nisur!

One thought on “Cungu dhe Nexhipi në fije të perit, Gjici: Nëse nuk fitoni, i bëj të gjitha vetë!

  1. Ja cfare ndodh kur futbolli bie ne duart e ish-policeve! Barinj, qe s’ja kane idene se si drejtohet nje klub! I uroj nje fitore Tiranes, se me pelqen kur nxehet ky boti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online