Brajant sqaron zërat e rikthimit: Tifozët e mi kundër Xhejms? Do ndryshojnë mendje

Kobi Brajant është një nga basketbollistët më të mëdhenj të historisë dhe një ikonë e ekipit të Los Anxhelos. Pesë tituj NBA të fituar me bluzën e Lejkërs, shume vite në nivele të larta dhe ta shihje në aksion ishte një emocion i madh. Brajant është tërhequr nga basketbolli para dy vitesh dhe komenton mbi zërat që flasin për një rikthim të tij. Ai ndalet dhe te afrimi i Lebron Xhejms te Lejkërsat dhe ka një mesazh për tifozët, të cilët kritikojnë blerjen e re.

“Kam dëgjuar disa kritika kundrejt Xhejms, por nëse dikush më do mua, do dhe fitoret e ekipit. Gjaku im është verdhevjollcë dhe nuk njoh ngjyra të tjera. Nuk ka sens krahasimi midis meje dhe Xhejms. Çdokush që luan basketboll dëshiron të fitojë kampionate dhe kjo gjë vlen dhe për të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e Lejkërs. Ky është motivi i të gjithëve që luajnë dhe Xhejms nuk do të zgjidhte Lejkërs, nëse nuk do dëshironte të fitonte. Kush është skeptik kundrejt tij, do të ndryshojë mendje shumë shpejt”, komenton Brajant gjatë një programi televiziv ku ishte i ftuar.

“Rikthim në fushë? Mundësitë për t’u rikthyer janë shumë afër zeros. Kur u tërhoqa, të gjitha deklaruan që do të rikthehesha, sepse nuk do arrija të bëja diçka tjetër. Sfida ime mbasi e mbylla me basketbollin ka qenë që t’u tregoja të gjithëve, që nuk isha një person i aftë për të bërë vetëm një gjë në jetën time. Nuk do të rikthehem më të luaj, me të vërtetë”, përfundon 40-vjeçari, Kobi Brajant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online