Cungu: Cicmil dhe jabanxhinjtë e tjerë ishin lojtarë të mirë

E akuzoi rëndë për mungesë serioziteti e impenjimi pas penalltisë së shkaktuar në Korçë, por Armando Cungu mendon ende se Stefan Cicmil është mbrojtës cilësor.

Po ashtu, edhe Vrapi, Bicaj, Agoviç e natyrisht Bakaj kanë qenë lojtarë shumë të mirë, sipas Cungut, i cili në këtë mënyrë mbron merkaton e vjetshme të Vllaznisë.

Kam mbajtur përgjegjësitë e mia edhe për merkaton e vjetshme, sikurse kam pasur edhe një listë me emra futbollistësh që kam kërkuar dhe as edhe një prej atyre lojtarëve nuk kanë ardhur. Sikurse kam bërë të ditur që ata lojtarë, që unë realisht i kam marrë, mbaj përgjegjësinë time. Por, duhet të kuptojmë edhe diçka. Vllaznia duke mos pasur mundësi të afrojë lojtarët, që ne kishim dëshirë dhe që i menduam, u afruan lojtarë të tillë, të cilët realisht nuk kanë qenë në projektin dhe idetë e mia. Duhej plotësuar ekipi, sepse kishim pika të caktuara të zbrazura”, thotë Cungu.

Sot që flasim nuk mund të themi se Vrapi nuk ka qenë cilësor dhe ka dështuar. Nuk mund të them që Bakaj është dështim, nuk mund të them që Bici është dështim, sepse në fillesat e tij tërë Shkodra është ngritur në këmbë për të. Nuk mund të edhe për Yll Hoxhën një gjë të tillë, sepse në ditët e para tifozët kanë ardhur për të parë edhe atë. Edhe për Cicmilin nuk mund të them se nuk ka qenë futbollist për Vllazninë, sepse mendoj se duhet të ketë qenë ndër stoperat më të mirë në kampionatin shqiptar, sikurse edhe sot tek Mlladosti po bën prezenca të shkëlqyeshme në Kupat e Europës. Gjithashtu edhe për Agoviçin nuk mund të themi që ka qenë i dështuar, pasi në 4-5 javët e para është cilësuar nga specialistët dhe mediet si ndër më të mirët në Shqipëri”.

Gjithsesi, Cungu rikujton se po me këta djem dhe me lojërat e tyre, Vllaznia ka mbërritur deri në vend të katërt, ndërsa për vazhdimësinë thotë se le të shpresojmë që kjo e sivjetmja të jetë më cilësore dhe me djem me karakter shumë më të mirë.

Ndërkohë, që duke vijuar të flasë për këtë temë, Cungu jep detaje të tjera. “Ju thashë që kam pasur projektin dhe listën time. Një trajner, kur mbaron një kampionat, natyrshëm ka idetë e veta, paraqet një listë dhe unë kam bërë pjesë tek ato trajnerë që kam preferuar të mbështetem në Superligën shqiptare. Kjo, sepse unë punoj çdo ditë me ekipin dhe nuk kam mundësi për të ndjekur lojtarë, as në Kosovë, as në Mal të Zi, as në Serbi, Kubë, Pakistan, Indi, Ganë, Brazil, apo nga vende të ndryshme që vijnë sportistët. Është detyrë e drejtuesve të tjerë teknikë për t’u marrë me këtë punë. Në kushte të tilla, nëse nuk arrijmë që të marrim lojtarë, të cilët unë i kam pasur dëshirë brenda buxhetit, brenda logjikës së Vllaznisë dhe pa e tepruar. Nuk kam kërkuar gjëra të mëdha, t’ua marrim më të mirëve, skuadrave cilësore si Skënderbeut, apo Partizanit, gjë që duket ironike dhe të tallesh me veten”, shprehet Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online