Çudira italiane/ Drejtuesit harrojnë kontratën që kanë bërë, shkarkojnë Inzagin dhe e marrin përsëri dy ditë më vonë

Një kaos i vërtetë ka ndodhur te Breshia. Filipo Inzagi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të dielën, teksa ekipi i tij ka pasur luhatje rezultatesh në javët e fundit. Drejtuesit e klubit italian kanë kontaktuar edhe pasardhësin e tij, Diego Lopezin. Uruguajani mbërriti në qytetin e Breshias dhe ishte gati të merrte për herë të tretë drejtimin e këtij ekipi, por është tërhequr në momentin e fundit.

Drejtuesit e skuadrës bardheblu kanë harruar për një moment kontratën që kanë lidhur me Inzagin, e cila i ndalon ata ta shkarkojnë nëse Breshia ndodhet në 8 vendet e para të renditjes. Klubi gjëndet në vendin e tretë, çka ka bërë që drejtuesit të marrin përsëri ish-sumuesin e njohur në rolin e trajnerit vetëm dy ditë pasi e shkarkuan./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online