VIDEO/ Ngrin së ftohti dhe dridhet në portë, gardiani përjetoi temperaturat e ulëta në një ndeshje të çmendur

Kupa e Turqisë ka sjellë ditën e djeshme një ndeshje mjaft emocionuese mes Fatih Karagumrukut dhe Koniasporit. Takimi ka përfunduar me rezultatin 5-4, ku ka vendosur goli i Emre Mor-it në minutën e 105 për të sjellë eliminimin e skuadrës së Çekiçit e Cikalleshit.

Por nëse loja nga skuadrat ishte e zjarrtë, e kundërta thuhet për temperaturat në Stamboll. Era e fotë dhe temperaturat e ulta janë përjetuar së tepërmi nga portieri i Fatih Karagumrukut. Në momentin ku po luhej koha shtesë kamerat fokusojnë Emiliano Vivianon duke u dridhur i gjithi pranë katërkëndëshit të tij. Megjithatë i është dashur të durojë të ftohtin deri në fund për të shijuar më pas kualifikimin për në turin tjetër të Kupës së Turqisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online