Çudia: më shumë shpenzime për punëtorët e stadiumit, sesa për lojtarët!

Totenhemi ka vendosur të përshpejtojë punimet e stadiumit të ri dhe diçka e tillë po i kushton shumë klubit anglez. Siç citon “The Sun”, shpenzimet për punonjësit e stadiumit kanë prekur shifrën e 7 milionë dollarëve në javë, më shumë se të gjithë pagat e lojtarëve dhe stafit të klubit.

Drejtuesit e Totenhem janë detyruar të thërrasin punëtorë shtesë për përfundimin e stadiumit, që ka prekur shifrën e 1.5 miliardë dollarëve në total. Gjatë muajit gusht, që përkoi me kulmin e punimeve, ishin 3800 njerëz që punonin për stadiumin gjatë 24 orëve të ndarë me dy turne. Disa elektricistë u thirrën për të riparuar sistemet e sigurisë dhe mendohet që ata janë paguar me 733 dollarë në ditë.

Sipas llogarive punëtorët janë paguar me nga 1832 dollarë në javë dhe duke llogaritur faktin që janë 3800 punëtorë në total, atëherë, shifra e shpenzuar vetëm në muajin gusht arrin në shifrën e 7 milionë dollarëve në javë. Një shifër që tejkalon shpenzimet prej 4.5 milionë dollarësh në javë për Herri Kejn dhe shokët e tij të ekipit.

Vonesa e punimeve i kushtoi Totenhemit luajtjen e tre ndeshjeve në “Wembley” dhe akoma nuk ka një datë fikse, kur stadiumi i ri prej 62 mijë vendesh do të jetë gati.

Liga angleze e futbollit nuk i lejon një klubi të luajë në më shumë se një stadium ndeshjet pritëse, përveç disa rrethanave të jashtëzakonshme. Ata duhet të vendosin nëse Totenhemi mund të vazhdojë të luajë përkohësisht në “Wembley”, ose do të detyrojnë klubin të përdorë stadiumin për gjithë sezonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online