Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi në plan të parë duket si një lajm i keq për klubet e tjera në Serie A, pasi “Zonja e Vjetër” ka rritur akoma dhe më shumë diferencat me ndjkësit falë afrimit të pesë herë fituesit të topit të artë.
Por, nga Indonezia, presidenti i Interit Erik Tohir është shprehur se transferimi i “CR7” te rivalët e tyre të përjetshëm ka dhe një efekt pozitiv për futbollin italian në përgjithësi.
“Mendoj se ky është një transferim që sinjalizon rikthimin e Serie A në lavdinë e dikurshme të viteve 90-të. Afrimi i Ronaldos do sjellë përfitime për të gjitha klubet e Serisë A, pasi do të rritet shikueshmëria e të gjithë kampionatit e si rrjedhojë dhe të ardhurat nga të drejtat televizive dhe marketingu. E kam thënë që në vitin 2013 se futbolli italian mund të ringrihet falë investimeve, si të mijat e Suning te Interi, Palotës te Roma dhe amerikanëve që sapo kanë marrë në kontroll Milanin.”, tha biznesmeni indonezian.