Coca-Cola ia fshehu legjendave dhe ia la Veliajt, FSHF bashkë me Lorik Canën ftojnë të gjithë tifozët të shohin nga afër trofeun e Ligës së Konferencës

Coca-Cola solli në Shqipëri trofeun e Kupës së Botës, por pa i dhënë mundësinë legjendave të futbollit tonë për ta parë nga afër. Demollari reagoi për fshehjen e turpshme të kësaj kupe, ndërsa në krahun tjetër Erion Veliaj pati privilegjin të shkrepte edhe fotografi me të. Një lojë me dy standarte e brë nga Coca-Cola.

Por nëse Kupën e Botës nuk mundën ta shijonin nga afër as ikonat e futbollit shqiotar, atë të Ligës së Konferencës do kenë rastin ta shohin të gjithë. FSHF ka ftuar të gjithë sportdashësit të jenë të pranishëm paraditen e nesërme në sheshin Skënderbej, ku presidenti Duka dhe Lorik Cana do të ekspozojnë para tyre trofeun që do të ngrihet më 25 maj në “Air Albania”.

“FSHF ju fton të shihni nga afër trofeun e UEFA Conference League. Nesër, në orën 10:45, Presidenti Armand Duka dhe Ambasadori shqiptar i UEFA Europa Conference League, Lorik Cana , do të ekspozojnë trofeun në sheshin “Skënderbej”. T ë parët që do shihni trofeun nga afër do të jeni ju. Jeni të ftuar në këtë eksperiencë historike dhe unike”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online