Në Spanjë po “e kryqëzojnë”, Eden Hazard qesh dhe i lumtur pasi u eliminua Reali i Madridit nga Champions

Chelsea mposhti Realin e Madridit 2-0 dhe në finale të Uefa Champions League do të shijojmë një përballje anglezë. Blutë e Londrës ishin “zot të fushës”, duke krijuar mjaft raste të pastra për gol. Edhe pse Reali i Madridit kishte përqindjen më të madhe të posedimit të topit, nuk arriti të krijojë shance për të shënuar.

Hazard u ble me mjaft bujë nga Reali i Madridit me një shifër prej 150 milionë eurosh, por që për asnjë moment nuk i ka justifikuar këto para. Lojtari me origjinë nga Belgjika, i kushtëzuar dhe nga dëmtimet, nuk arriti të tregojë formën e vërtetë. Megjithatë sot Hazard ka bërë një gjest të papreçedentë që ka acaruar tifozët madrilenë. Ai është kapur nga kamerat duke qeshur e përqafuar më kundërshtarët e Chelseat, ish skuadrës së tij. Të gjithë tifozët e kanë akuzuar Hazardin në rrjetet sociale si një mercenar që nuk e ndjen këtë fanellë legjendare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online