Spanjollja Marca ka dalë me një lajm të pabesueshëm sot, duke raportuar se PSG është gati të vendosë një rekord botëror, duke paguar 222 milionë euro për të marrë Nejmarin nga Barcelona.
Dje Sport raportoi se Nejmari po mendon largimin, duke parë që mbetet gjithnjë nën hijen e Mesit, ndaj duket se tashmë loja e spekulimeve ka nisur dhe Marca shkruan se Nejmar ka marrë edhe një ofertë prej 30 milionë eurosh në sezon, për të shkuar në Francë.
Sa e vërtetë është kjo ofertë, ende nuk dihet, sepse realisht Nejmar ka klauzolë për prishjen e kontratës dhe nëse PSG e paguan atë, nuk ka nevojë fare që të nisë negociatatat me Barcëlonën.