Salihi zyrtarizohet në Austri, debuton kundër ish-ekipit të vet

0

Ka kohë që është në Austri, stërvitet dhe kishte gjetur marrëveshjen me Viner Nojshtatin, por marrëveshja është zyrtarizuar vetëm sot nga klubi austriak.

Me një njoftim zyrtar në faqen e vet Viner Nojshtat sqaron se dokumentacioni është tashmë gati.

Kjo do të thotë se Salihi mund të debutojë që sot, në ndeshjen hapëse të divizionit të dytë austriak, në Ried, kundër klubit ku mori famë në Austri, para kalimit te Rapidi i Vjenës.

Duhet thënë se te Viner Nojshtat kanë pritur gjatë edhe për faktin se Salihi kishte një pezullim prej 10 ndeshjesh në Shqipëri, për ndëshkimin me provë televizive, pas grisjes së kartonit të kuq në Kukës.

Megjithatë, vetë Salihi thotë: “Kisha një pezullim në Shqipëri, por tashmë gjithçka është sqaruar. Jam i lumtur që jam në Nojshtat”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.