Floyd Mayweather u ndesh me japonezin 20-vjeçar Tenshin Nasukawas, ditën e djeshme në Tokio. Dueli zgjati vetëm një raund, pasi amerikani fitoi me nokaut, duke e treguar qartazi se bëhej fjalë për një “cirk” dhe jo për një duel të vërtetë.
Një ditë pas duelit, boksieri dhe rivali i hershëm i Mayweather, Manny Pacquiao, thumboi amerikanin me një postim në twitter.
“Ja një premtim për vitin e ri: Do të ndeshem vetëm më kundërshtarë me eksperiencë dhe të peshës sime, ose më të medhenj”, shkroi filipinasi.
(midis Mayweather dhe Nasukawas kishte 10 kilogram diferencë në peshë)
Here is an early New Year’s resolution. To continue to only fight experienced opponents who are my size or bigger. @PBC @TGBPromotions @SHOSports @ShowtimeBoxing @MGMGrandGarden @AXS #PacquiaoBroner
— Manny Pacquiao (@mannypacquiao) December 31, 2018