Cikalleshi përjashtohet nga kombëtarja!

E bujshme: Kristian Panuçi lë jashtë kombëtares Sokol Cikalleshin. Sulmuesi ka kërkuar leje sepse po firmos me një skuadër tjetër në Turqi, duke pretenduar të bashkohej një ditë më vonë me kombëtaren.

Kjo nuk është toleruar nga trajneri i ri i kombëtares, i cili sot ka sqaruar: “Cikalleshi mund të firmoste me e-mail, mund të kryente vizitat mjekësore në Tiranë. Kombëtarja ka rregulla, Cikalleshi nuk u paraqit sot dhe kështu mbetet jashtë. Nuk lejoj askënd të bëjë si të dojë, dua disiplinë dhe sjellje të tilla nuk i toleroj. Nëse orari është sot në mesditë, i dua të gjithë aty, kombëtarja është e shenjtë”.

Një deklaratë e fortë, me Panuçin që ishte mjaft nervoz, ndaj Cikalleshi rrezikon të mungojë gjatë në kombëtare.

One thought on “Cikalleshi përjashtohet nga kombëtarja!

Leave a Reply to Toni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *