Panuçi “gjëmon”: Dua disiplinë. Xhaka kërkoi falje. Lenjani e Gashi, ende në planet e mia

0

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka folur sot, në prag të sfidave kualifikuese kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Lista: “Listën e dini. Janë 23 lojtarë dhe jo 24, sepse mora sot një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund t’i jepja leje që të mos vinte në Kombëtare. Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8.30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, janë pjesë e praktikës time dhe të gjithë duhet t’i respektojmë, e rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do”.

“Dua disiplinë dhe respektim oraresh. Cikalleshi duhet të zbatojë rregullat, si çdo futbollist. Nuk marr lojtar tjetër për ta zëvendësuar, kemi Llullakun, Latifin apo Memushajn si sulmues i tërhequr”.

Të rinjtë: “Balliun shkova ta shihja dhe është një sportist i mirë, një lojtar që duhet të përmirësohet shumë, por mendoj se e meritonte mundësinë për të ardhur në kombëtare. Duhet të përmirësohet shumë, por luan te Metz dhe e meritonte të vinte. Ahmedi ka karakteristika të veçanta, luan me të majtën dhe ka aftësi në një kundër një. Nuk kemi shumë lojtarë si ai.”

Xhaka: “Xhaka gaboi, kam folur me të, edhe me avokatin e tij. Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal”.

Gashi: “Gashi nuk është pjesë e ekipit, por vazhdoj ta ndjek. Lenjanin e ndoqa, por në këtë moment vendosa për Memollën. Në të ardhmen mund të preferoj Lenjanin, djalë shumë serioz”.

Disiplina: “Mendoj se për të ardhur në kombëtare do çohesha edhe në 2 të mëngjesit. Pa respektuar rregullat është e kotë të mendosh për të fituar ndeshjet. Rregullat janë strikte, dua që të gjithë t’i zbatojnë dhe të jenë krenarë që do luajnë në kombëtare. Nëse grumbullimi nis në 12, i dua të gjithë aty, përveç atyre që janë në avion, Kukeli dhe Abrashi, të cilët për shkak të linjave ajrore nuk do vijnë në 12, por në 3. Gjithçka që mund ta konsideroni si diçka të rëndë, është diçka e jetës normale. Kombëtarja është shumë e rëndësishme”.

Kapiteni: “Kapiten, ai me më shumë ndeshje në kombëtare. Më qëlloi të isha unë njëherë në karrierë me Italinë, sepse ishin të dëmtuar të tjerët dhe unë kisha më shumë ndeshje”.

Berisha apo Strakosha? “Jam i lumtur, sepse kam dy portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të shkëlqyer”.

Kartonët: “Mavraj e Hysaj me karton të kuq, diçka normale. Shpresoj të reagojnë mirë”.

Skema e lojës: “Mënyra e lojës varet, nuk do jem strikt në skemë”.

Letër lojtarëve? “Jo, preferoj t’i shoh në sy lojtarët, para një sfide, për t’u thënë atë që ndiej”.

Skënderbeu: “Para së gjithash, komplimente Skënderbeut, që po bën ndeshje shumë të mira. I kam telefonuar dje trajnerit Daja dhe kam folur me të”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.