Raxha Naingolan nuk është më titullar i padiskutueshëm te Interi dhe për këtë arsye, zikaltërit kanë njoftuar agjentin e belgut, Alesandro Beltrami se mesfushori është nxjerrë në shitje dhe duhet të studiojnë ofertat.
Me ofertën e duhur, sipas Corriere Dello Sport, Naingolan mund të lërë San Siron pas vetëm një viti. Konte do që me çdo kusht të shmangë konfliktet brenda dhomave të zhveshjes dhe karakteri i Naingolan nuk i pëlqen shumë teknikut italian.. Megjithatë, shitja e mesfushorit do të jetë e vështirë, pasi ka shumë pak ekipe të interesuara në shërbimet e tij.
Naingolan u ble vitin e kaluar për rreth 30 milionë euro dhe Interi nuk ka synime për të bërë një humbje të madhe tek lojtari vetëm dymbëdhjetë muaj më vonë. Prandaj, 31-vjeçari mund të përfundojë duke edhe qëndruar në San Siro, në rast se nuk vjen një ofertë rreth 30 mln euro.