Champions | Rivalë të frikshëm për Partizanin, Shkëndija mund të buzëqeshë

UEFA ka zbuluar ndarjen paraprake të shortit që do të përcaktojë përballjet e para të kualifikuese të Champions League. Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në këtë fazë janë Selltik, Karabag, Sherif Tiraspol, Dudelanzh dhe Slovan Bratislava.

Kampionët e Kategorisë Superiore vuajnë pasojat e koeficientit të ulët në garat evropiane, diçka kjo që i ka renditur jashtë vazos së ekipeve favorite. Ndërkohë e kundërta ndodh me Shkëndijën. Klubi tetovar ka pasur një ecuri të shkëlqyer në kualifikueset Europiane gjatë viteve të fundit, gjë që ka rritur koeficientin e tyre, duke i vënë në vazon e favoritëve. Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në këtë raund janë Suduca, Kluzh, Ferencvarosh, Nome Kalju dhe Ararat-Armenia.

Shorti ka rëndësi edhe për Feronikelin. Nëse kampionët e “IPKO Superliga”  do t’ia dalin të fitojnë raundin paraeliminator, kundërshtarët e tyre do të jenë Bate Borisov, Helsinki, Maribor, Rosenborg, Dundalk, Nju Seints. Shorti do të mbahet ditën e nesërme ora 14:30 në Nion të Zvicrës, ndërsa datat e ndeshjeve janë 9/10 korrik dhe 16/17 korrik.

 

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit
Selltik (SKOCI)
Karabag (AZEBAIXHAN)
Sherif Tiraspol (MOLDAVI)
Dudelanzh (LUKSEMBURG)
Slovan Bratislava (SLLOVAKI)

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës
Suduva (LITUANI)
CFR Kluzh (ROU)
Ferencvarosh (HUN)
Nome Kalju (EST)
Ararat-Armenia (ARM)

Kundërshtarët e mundshëm të Feronikelit
BATE Borisov (BJELLORUSI)
Maribor (SLLOVENI)
Rosenborg (NORVEGJI)
HJK Helsinki (FINLAND)
Dundalk (IRLAND)
The Nju Seints (Uells)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *