Kalum Hadson-Hodoi është padyshim emri më i përfolur në klubin e Çelsit, por jo vetëm. Talenti anglez kërkohet me ngulm nga Bajerni i Mynihut, i cili ka ofruar deri në 35 milionë euro për mesfushorin e avancuar.
Hadson-Hodoi është në vitin e fundit të kontratës së tij me Çelsin, por blutë e Londrës, duket se nuk kanë ndërmend të largojnë një xhevahir si ai nga ekipi. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe Mauricio Sarri në konferencën e sotme, në kuadër të ndeshjes ndaj Bornmuth. Italiani ka deklaruar se Odoi është e ardhmja e Çelsit dhe e ardhmja e futbollit anglez.
“Jam shumë i lumtur me të në fushë dhe klubi më ka thënë që për këtë merkato do të qëndrojë me ne. Kjo gjë pritet të ndodhë dhe në merkaton e verës. Kështu që ne jemi shumë të lumtur për këtë gjë, sepse siç e thashë dhe më parë ndihem shumë mirë me të. Ai pk përmirësohet dhe besoj se do të jetë e ardhmja e klubit tonë. Do të jetë e ardhmja e futbollit anglez”.