Çështja Emini, FIFA “gozhdon” FSHF-në dhe Kukësin

Izair Emini është i Shkëndijës. Ky është vendimi i marrë nga FIFA në lidhje me çështjen Kukësi-Emini, edhe pse ka ende hapësira për ndryshim vendimi, nëse Kukësi apelon dhe paraqet faktet që vërtetojnë se Emini është me kontratë të rregullt në Shqipëri.

Emini u largua pas Kupave të Europës dhe arriti marrëveshjen me Shkëndijën, pa e ditur se Kukësi kishte depozituar një kontratë të re më 20 korrik.

Ajo kontratë u bë mollë sherri dhe FSHF refuzoi t’i jepte lejekalimin Eminit.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së FIFA-s, FSHF depozitoi në sistemin ndërkombëtar të transferimeve vetëm kontratën në shqip mes Kukësit e Eminit. Nuk dihet arsyeja reale pse nuk është depozituar kontrata në gjuhën angleze, por kjo është arsyeja e parë dhe kryesore pse FIFA e ka konsideruar kontratën të parregullt, duke i dhënë të drejtë lojtarit dhe Federatës Maqedonase.

Së shpejti Kukësi me shumë gjasa do të apelojë, por deri atëherë, Emini është i Shkëndijës.

FAKTET E ÇËSHTJES

– Më 31 korrik, Federata e Maqedonisë (FFM) kërkoi certifikatën e transferimit (ITC) të Eminit nga Federata Shqiptare e Futbollit, me qëllim që më pas Emini të regjistrohej me Shkëndijën.

– Më 9 gusht, FSHF refuzoi kërkesën, duke deklaruar se kontrata mes Eminit dhe Kukësit nuk kishte përfunduar. FSHF ngarkoi në sistem një kontratë të vlefshme prej 20 korrikut, por kontrata ishte vetëm në shqip.

– Më 14 gusht, FFM i kërkoi FIFA-s të ndërhynte, pasi kontrata 1.5-vjeçare e Eminit kishte përfunduar më 19 korrik dhe më pas kontrata e rinovuar ishte depozituar në FSHF, por Emini nuk ishte në dijeni për ekzistencën e kësaj kontrate dhe mohonte të kishte firmosur.

– Në 17 gusht dhe në 25 gusht, FIFA kontaktoi FSHF-në, duke i kërkuar konfirmim të menjëhershëm nëse këmbëngulte në refuzimin e dhënies së lejekalimit dhe nëse kishte arsye për refuzimin.

– Më 29 gusht FSHF konfirmoi se refuzonte të jepte lejekalimin ndërkombëtar, duke arsyetuar se kontrata ishte rinovuar (kontrata e paraqitur nga FSHF ishte vetëm në shqip).

– Më 30 gusht FIFA njoftoi palët se hetimi është mbyllur dhe çështja do t’i kalojë Gjykatësit Unik për Statusin e Lojtarëve, për të marrë një vendim.

VENDIMI I GJYKATËSIT MBI STATUSIN E LOJTARËVE

– Shkëndija dhe Emini kanë firmosur një kontratë të vlefshme nga 31 korriku 2018 deri në 14 qershor 2018.

– FSHF refuzoi të jepte lejekalimin, duke e konsideruar lojtarin nën kontratë, por kontrata e paraqitur nga FSHF ishte vetëm në gjuhën shqipe, çka e bën të dyshimtë lidhjen kontraktuale mes klubit e lojtarit.

– Gjatë gjithë periudhës kur Shkëndija kërkonte regjistrimin e lojtarit, Kukësi nuk bëri asnjë kërkesë në FIFA që lojtari të kthehej në Shqipëri. Kjo bën Gjykatësin të mendojë se Kukësi nuk ka qenë realisht i interesuar për shërbimet e futbollistit.

– Për pasojë, Gjykatësi Unik autorizon përkohësisht Federatën Maqedonase ta regjistrojë Eminin si lojtar të Shkëndijës. Emini ka të drejtë të aktivizohet menjëherë, ndërsa Kukësi mund ta ndjekë çështjen në organet përkatëse, për të vërtetuar që ka pasur një kontratë të rregullt me lojtarin. Deri atëherë, nëse nuk ka një vendim të ri, Emini lejohet të aktivizohet me Shkëndijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online