Çelsi ofroi një “mal” me para, ylli anglez vendos për të ardhmen

Kallum Uillson ishtë një nga yjet më shndritshëm të Premier Ligës në sezonin e shkuar. Sulmuesi, që aktivizohet me Bornemuth ka shpërthyer, duke shënuar plot 14 gola në kampionat.

27-vjeçari është kërkuar nga disa klube, përfshirë edhe Çelsin. Londinezët në merkaton e dimrit ofruan plot 50 milionë euro, por Bornemuth nuk pranoi ta lintë lirë. Në merkaton aktuale 27-vjeçari u lidh me një kalim tek Uest Hem, që ishin gati të hapnin thesin pas largimit të Arnautoviç.

Edhe kjo nuk ishte e destinuar të ndodhë. Uillson dhe klubi i Bornemuth kanë rënë dakort për një mërrëveshje të re. Ai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Lojtari shprehet i lumtur në marrëveshjen e re dhe është bindur nga projekti i ri ambicioz i klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online