VIDEO | Ronaldo në J Medical, tifozët i bëjnë kërkesën e veçantë

Kristiano Ronaldo është paraqitur ditën e sotme në J Medical në Torino. Portugezi ka kryer aty kontrollet mjekësore para nisjes së sezonit, ndërkohë që tifozë të shumtë të Juventusit e kanë pritur sulmuesin me brohoritje.

Numri 7 i bardhezinjtë është përshëndetur me tifozët, disa prej të cilëve edhe i ka takuar dhe u ka dhënë autografe. Në videon e hedhur nga vetë klubi i Juventusit në “Twitter”, dëgjohen thirrjet e fansave, të cilët kanë një kërkesë: “Na sillni Champions-in”.

Pas Kristiano Ronaldos ka mbërritur në J Medical edhe mesfushori Matuidi, i cili gjithashtu është pritur me entuziazëm nga tifozët. Juventusi po bëhet gati për sezonin e ri dhe shpresohet që me trajnerin Sarri të triumfojnë edhe në Europë, pasi në Itali zor të kenë rivalë edhe këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online