Çelsi nis sulmin për Hysajn, ngërçin e zgjidh… Igli Tare!

Lajmet të reja vijnë nga Anglia për Elseid Hysajn. Situata e shkodranit lidhet shumë me atë të Davide Zapakostës. Italiani i Çelsit nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar me Sarrin këtë sezon dhe është pranë kalimit te Lacio. Marrëveshja është pranë konkretizimit dhe Zapakosta do të huazohet deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje nga ana e Lacios për shumën e 13.5 milionë sterlinave.

Me të mbyllur marrëveshjen me Taren, Çelsi do të niste negociatat për Elseid Hysajn, emrin që ka kërkuar Mauricio Sarri. “Evening Standart” raporton se trajneri e kërkon me ngulm mbrojtësin 24-vjeçar, i cili ka refuzuar rinovimin me Napolin.

Hysaj shpreson të kalojë në Londër gjatë kësaj merkato, por Napoli kërkon 45 milionë sterlina dhe De Laurentis vështirë të tolerojë nga çmimi i caktuar, pasi akoma mban inat me Mauricio Sarrin për mënyrën se si u ndanë së bashku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *