Çelsi në ndeshjet e fundit është parë të luajë pa sulmues, ku herë Pedro Rodrigez, herë Eden Hazard kanë luajtur në rolin e sulmuesit fals, kushtëzuar dhe nga fakti se Alvaro Morata ka qenë i dëmtuar. Gjithsesi, shifrat flasin qartë dhe paraqitjet e dy sulmuesve, Morata e Zhiru, nuk kanë qenë në pritshmëritë e trajnerit Sarri.
Për këtë arsye, shihet e domosdoshme që në merkaton e janarit, blutë e Londrës të shohin për ndonjë përforcim në sulm. Emrat janë të shumtë, por ai më konkreti shihet të jetë Kalum Uillson. Sulmuesi i Bornmuth, është një ndër më të spikaturit në Premier Ligë dhe në lidhje me këtë çëshje foli dhe Xhanfranko Zola, i cili aktualisht është në rolin e asistentit te londinezët.
“Kalum Uillson po bën mjaft mirë me Bornmuth. Është mjaft i fortë, i fortë dhe shënon shumë. E pëlqej shumë si lojtar, pasi jo vetëm është i fortë në ajër, por është dhe i shpejtë. Ka shumë kualitete si lojtar. Por nuk dua të flas më gjatë për këtë çështje”.
Klubi i Bornmuth më parë ka deklaruar se, për Uillson pranojnë vetëm ofertat që shkojnë të paktën në 40 milionë sterlina.