Çelsi dhe bllokimi i merkatos, Reali dhe Atletiko përfituan nga CAS

0

Çelsit i është bllokuar merkatoja për dy seksionet e ardhshme, që do të thotë se verën e ardhshme dhe janarin e vitit 2020 nuk do të mund të blejë askënd. Vetëm në teori, ama, sepse realisht ka apel në FIFA dhe mbi të gjitha në CAS.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të jetë shpëtimi i Çelsit, që do të imitojë Realin e Madridit, por edhe Atletikon e Madridit, që në janar 2016 morën të njëjtin dënim nga FIFA.

Apeli në CAS u zvarrit pa fund dhe gjithçka mbeti pezull nga janari 2016 deri në dhjetor 2016, duke bërë që atë verë dy gjigantët spanjollë të operonin lirisht në merkato dhe të merrnin masat e nevojshme.

Në dhjetor CAS vendosi për Realin: dënimi u ul në një dritare merkatoje dhe Reali nuk bleu dot askënd në janar 2017. Praktikisht një dënim pa vlerë, sepse në janar zakonisht Reali nuk blen askënd.

Më pas, Atletiko nuk u fal dhe dënimi mbeti në fuqi për merkaton e janarit 2017 dhe verës të atij viti, por ndërkohë Atletiko i kishte marrë masat dhe verën e vitit 2016 kishte kompletuar ekipin. Këtë gjë do ta bëjë edhe Çelsi, sepse apeli në CAS pritet të shkojë deri në vjeshtë ose dimër, ndaj në verë merkatoja do të zhvillohet normalisht.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.