Vllaznia rreshton trofetë, Kupa e Shqipërisë vishet “kuqeblu”

Vllaznia ka likuiduar Apoloninë me rezultatin 0-3 dhe ka fituar Kupën e Shqipërisë në futbollin e femrave. Vajzat kuqeblu ishin superiore dhe arritën të shënonin 20 minuta nga fillimi i takimit. Ishte Bajraktari ajo që realizoi në portën e vajzave fierake.

Fraksioni i parë i lojës nuk pati më gola dhe vajzat kuqeblu shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin minimal 0-1. Nuk vonoi edhe goli i qetësisë për Vllaznisë. Megi Doçi nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi, duke dyfishuar avantazhin. “Vulën” e vendosi Mustafa, e cila realizoi edhe golin e tretë.

Kjo është hera e gjashtë, më shumë se kushdo, që Vllaznia e femrave e fiton këtë trofe. Apolonia dilte për të dytën herë në finale, por fati i keq i tyre është se në të dyja rastet është përballur me vajzat kuqeblu dhe është mposhtur. Ky trofe është fituar nga Juban Danja dy herë, kurse Tirana e Ada e Velipojës e kanë ngritur nga një herë këtë trofe.

Kupa e Shqipërisë – Finalja

Apolonia-Vllaznia 0-3
Shënuese:
Bajraktari 19’, Doçi 53’ (pen.), Mustafa 65’

Apolonia: Hyska; Demiri; Simoni; Cerkini, Amoniku; Goro; Kostaj; Iliadhi, Zargo; Levendi, Goro

Vllaznia: Raxhini; Gjini, Bajraktari; Maliqi; Popoviç; Franja, Paviçeviç; Mustafaj; Gruda; Djegesina; Doçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online