Çelhaka, përforcimi i radhës te Tirana

Alked Çelhaka ka firmosur dhe është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Tiranës. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi bardheblu, që njofton se 23-vjeçari nga Kavaja ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Mesfushori është rritur te Besa, ku ka luajtur për disa sezone, ndërsa verën e shkuar u transferua në Laç. Aty luajti 24 ndeshje kampionati, 13 herë nga minuta e parë, duke fituar jo pak eksperiencë, ndërsa këtë verë është provuar te Tirana, ku ia ka dalë mbanë të fitojë një kontratë afatgjatë.

“Jam i lumtur që jam pjesë e klubit më të madh në Shqipëri. Kam ardhur këtu të tregoj vlerat e mia. Falënderoj stafin dhe presidentin për besimin dhe mbështetjen. Do bëj maksimumin që të mos i zhgënjej. Falënderoj çunat e ekipit për mikpritjen. Ndihem shumë mirë dhe është fat për ne lojtarët e rinj që kemi në skuadër futbollistë me eksperiencë si Lika dhe Karabeci. Ta çojmë Tironën aty ku i ka hije”, ka deklaruar Çelhaka për faqen zyrtare të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online