Canka: Shënoj gol dhe fiton Lushnja

Sulmuesi i lagunarëve është gati për “bombarduar” portat e skuadrave të Superiores, duke filluar që nga ndeshja me Vllazninë

Arjan Likja

“Mezi e kam pritur fillimin e këtij kampionati dhe ja më në fund erdhi ky moment i artë”. Mikel Canka sulmuesi i lagunarëve është gati për “bombarduar” portat e skuadrave të Superiores, duke filluar që nga ndeshja me Vllazninë. Sipas Cankës, Vllaznia dhe Lushnja janë kundërshtarë të denjë për njëra-tjetrën, pasi janë dy ekipe me mjaft histori të pasur në futbollin elitar. Edhe pse shkodranët nuk janë në formën e tyre më të mirë si ajo Vllazni që synonte trofeun, përsëri Vllaznia ngelet Vllaznia dhe në çdo moment duhet vlerësuar maksimalisht. I këtij mendimi është golashënuesi i Lushnjes, pak orë ndeshjes me shkodranët. “Në këtë kampionat ne jemi dy kundërshtarë me të njëjtin objektiv, pasi do të synojmë mbijetesën. Pa vënë në peshore vlerat e futbollistëve që kanë në dispozicion këto dy ekipe unë mendoj se ne jemi një hap përpara kundërshtarit tonë, përsa i përket përgatitjeve dhe riformatimit të ekipit të këtij sezoni. Me këtë logjikë natyrisht unë nxjerr si favorit në sfidën e sotme, Lushnjen. Pavarësisht se luajmë në “Loni Papuçiu” unë këtë fushë e kam si shtëpinë time të dytë, sepse kam qenë pjesë e Apolonisë së Superligës para tre sezonesh. Dua ta nis me gol këtë 90 minutësh të parë të Superligës, ndërkohë që goli im do të më intrigonte më shumë nëse do të kishte vlerën e tre pikëve për Lushnjen”, ka theksuar në mbyllje goleadori i myzeqarëve Mikel Canka.

Stërvitja e fundit – Reshjet e shumta të shiut nuk e kanë penguar teknikun lushnjar Artan Bano që të zhvillonte pasditen e djeshme minutazhin e fundit stërvitor në funksion të premierës anti-Vllaznia që do të luhet sot në “Loni Papuçiu”. Kuadratet dhe minilojrat me topin me fushë të kufizuar kanë qenë “menuja” e zakonshme që kryepankina e Lushnjes i imponuar nga mungesa e një fushe me përmasa të rregullta stërvitore u ka servirur të tijve. Gjithsesi, futbollistët po shfaqin një gjendje të mirë fizike dhe tekniko-taktike në këtë prag starti të kampionatit elitar. Sekretari i klubit verdhjeshil u ka shpërndarë dje futbollistëve uniformat e reja sportive me të cilat do të luajë Lushnja në sfidën e sotme ndaj shkodranëve të Armando Cungut. Për “Sport Ekspres” zyrtari numër një i klubit verdhjeshil shprehet optimist për rezultatin e ndeshjes së sotme. “Kur na ndajnë edhe 24 orë nga takimi hapës i këtij kampionati ekipi ynë ndihet në top formë për këtë sfidë sa delikate aq edhe të vështirë me shkodranët. Stafi teknik ka kryer mirë punën me futbollistët duke i stërvitur e motivuar ata që sot në këtë ndeshje shtëpie të kërkojnë vetëm fitoren”, u shpreh sekretari i klubit Irakli Zaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online