“Calciopoli” belg | Shpërthen Kompani: Futbolli, si prostitucioni dhe trafiku i drogës!

Skandali që ka përfshirë futbollin belg po merr një vëmendje të madhe dhe po përhapet dhe jashtë vendit. Një gjë e tillë ka sjellë trishtim dhe te lojtarët belgë, të cilët aktivizohen jashtë vendit. Për situatën në fjalë ka folur dhe Vnisent Kompani, mbrojtësi i Mançester Sitit dhe kapiteni i kombëtares belge.

32-vjeçari nuk është kursyer në prononcimin e tij për “VTM Nieuws”, pavarësisht se diçka e tillë nuk e ka befasuar. Kompani përpiqet të bëjë një analizë më të përgjithshme dhe nuk kursehet në komentet e tij.

Është akoma herët për të folur mbi përgjegjësitë individuale, por në futboll nuk mund të habitesh nga një skandal i tillë. Futbolli është shumë afër sjelljeve të ndryshme, tipike të botës së prostitucionit, trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore. Janë mjedise ku qarkullojnë shumë para dhe ku ekziston gjithmonë mundësia e pagesave të paregjistruara.”

“Nuk u kuptoj pse nuk ka transparencë në nivel ndërkombëtar. Ka shumë spekulime rreth pagave të lojtarëve, trajnerëve, por askush nuk kujdeset që këto paga të bëhen publike. Duhet ta bëjmë futbollin plotësisht transparent dhe të gjithë duhet të llogarisim atë që fitojmë. Menaxherët janë të nevojshëm për të mbrojtur interesat e lojtarëve dhe klubeve, por nuk e kuptoj pse nuk mund të bëhet gjithçka në dritën e diellit”, përfundon mbrojtësi Vinsent Kompani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online