“Cagliari i pirë dhe aroma trullos Milanin”! Kishin kthyer disa birra para ndeshjes, ekipi i Piolit dështoi edhe me “gjysmë të dehurit”

Milani nuk arriti që t’ia dilte në përballjen kundër Cagliarit duke barazuar pa gola. Kështu kuqezinjtë flakën tutje mundësinë për të mbyllur llogaritë që në ditën e sotme dhe për të hyrë zyrtarisht në Champions League.

Ekipi i Piolit do të kërkojë që të arrijë fitoren kundër Atalantës në ndeshjen e fundit si mundësinë e vetme për të mbërritur në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë. Por zhgënjimi i marrë në mbrëmjen e sotme nuk mund të fshihet pasi Cagliari nuk luante për asnjë objektiv.

Me barazimin e Beneventos kundër Krotones, Cagliari siguroi zyrtarisht mbijetesën. Mediat italiane raportuan se skuadra kishte nisur festën duke kthyer disa birra përpara ndeshjes me Milanin, pasi siguruan qëndrimin në elitë. Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Cagliarit, Semplici: “Para ndeshjes kemi festuar për shpëtimin, kemi mbaruar shumë birra.

Por erdhëm ndaj Milanit dhe bëmë një nga ndeshjet më të mira. Mendoj se kjo erdhi për shkakun se arritëm qëllimin dhe nuk kishim presion. Pas humbjes së fundit kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe i vendosa para syve lojtarëve gabimet e tyre që nuk donin t’i shihnin”.

Pra edhe përpara një ekipi “gjysmë të pirë” dhe jo favorit, Milani nuk arriti sërish që të fitonte ndeshjen e sezonit duke u treguar i brishtë. Të tjerë pinë dhe të tjerë trullosen. Historia e “Champions League” në Serinë A është bërë sa e bukur dhe po aq komike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online