“Atalanta? Të vetmit që nuk i kam mundur dot”, Pioli flet pas hapit fals të Milanit: Vendi i 5-të nuk është dështim

Milani bëri një hap mbrapsht mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë barazuan 0-0 kundër Kaljarit në një kohë kur të gjithë prisnin që sot të mbyllnin njeherë e mirë çështjen e kualifikimit në Champions League. Tashmë gjithçka do të vendoset nga dueli i fundit kundër Atalantës. Pas pas përfundimit të takimit, Pioli ka folur për mikrofonin e “Sky Sports”, ku vendin e 5 në kampionat e quan një zhgënjim por jo dështim për Milanin. Sa i përket sfidës me Atalantën, trajneri i “djajve” vë theksin në faktin se janë i vetmi ekip që nuk ia ka dalë t’i mposhtë dot në vit e gjysmë.

“Për të gjithë kampionatin që kemi bërë, mos arritja në katërshen më të mirë sigurisht që do të ishte një zhgënjim por jo një dështim, këtë vit ne kemi hedhur bazat për një të ardhme si Milani fitues. Ne e dinim që duke fituar sot ne mund ta mbyllnim rezultatin. Ishte loja e një jete edhe para Juves, para Torinos. Para sonte… Do të jetë edhe e diela dhe do të duhet të provojmë.

Rrethi sigurisht do të mbyllet,  duke qenë i fundit. Sonte ka zhgënjim por ne fillojmë përsëri nga nesër në mëngjes. E dimë që kundërshtari është shumë i fortë, i vetmi midis ekipeve të mëdha që unë nuk kam qenë në gjendje të mposht në këtë vit e gjysmë“, ka thënë Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online