“Princesha ime e bukur, u shërove”! Pontrelli me letër dashurie dhe “lamtumire” për Dinamon: Po e lë misionin në duart e…

Dinamo është kthyer sërish në elitën e futbollit shqiptar pas 9 vitesh mungese në Superiore. Merita e madhe i takon presidentit Pontrelli që i mori kryeqytetasit në gjendjen më të vështirë teksa endeshin në vendet e fundit të Kategorisë së Parë, për t’i rikthyer sërish në vendin që i takon.

Megjithatë në kryesinë e Dinamos ka vend për disa ndryshime dhe Pontrelli nuk do të jetë më si figura kryesore. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, italiani ka shkruar një letër dashurie dhe “lamtumire”. Duke treguar se do ta lërë Dinamon në duart e sigurta, Pontrelli shprehet se mund të mbetet aksioner te kjo skuadër, por do ta vështrojë gjithçka nga larg. Tanimë misioni duhet të dërgohet përpara nga të tjerë pasi “princesha u shërua”.

“Futbolli i bukur! 16 muaj që do të lënë gjurmë në zemrën time, po puna e bërë, me përulësi, nuk mund të përshkruhet në 16 muaj. E mora ekipin me 1 pikë, erdhi shpëtimi i pamundur. Pastaj duhej tërmeti dhe peripeci të tjera. Më një fund emocionues, shfaqet edhe pandemia. Këtu erdhi ajo që në 9 vite askush nuk ka qenë në gjendje ta sjellë. Princesha u kthye sërish në shtëpi. Emocion i madh për të ngritur atë Kupë mes shumë mendimesh dhe me të gjitha përgjegjësitë e mia që po e lë në kohën më të bukur. Ishte një përvojë e bukur, por kam dy fëmijë të vegjël dhe ua mora vitet më të mira.

Këto ditë ishte e vështirë që të mendohej për princeshën e rilindur. Gjeta edhe miqtë serioz që të jenë në gjendje të vazhdojë misionin tim. Mos e merrni për keq pasi ju garantoj me fjalën time që partnerët janë zgjedhur aty pasi i kam provuar në gjithçka. Ata kanë kredencialet e duhura për të qenë në atë post. Geri dhe Ardi do të sjellin atë që unë kam vendosur që në fillim, me mua që do të jem në prapaskenë për t’i këshilluar. Olgeri ka qenë themelor në këto dy muajt e fundit dhe jam i sigurt se ka kartat e duhura për të vazhduar projektin fillestar. Princesha është shëruar tanimë.

Do të doja që të kujtoj se për mua ishte nder në këto 16 muaj të sillja punë dhe sakrifica për të arritur të gjitha këto rezultate. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që morën pjesë në këtë aventurë të jashtëzakonshme nga stafi te lojtarët, nga tifozët deri te armiqtë që na dhanë forcën për të luftuar në një kampionat që të gjithë e dini implikimin e tij. Nëse mbetem aksioner, do t’i shoh gjërat nga larg dhe gjithmonë do të jem pranë kolegëve të mi aksionerë, por mbi të gjitha do të mbetet në zemrën time e gjitha kjo dhe unë do të tregoj për princeshën time të dashur”, shkruan Pontrelli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online