Bylisi, leksionin e radhës Besës

BESA – BYLIS 0-1

SHËNUES: / G. Hyska 12’

BESA: Ar. Kaloshi, Perja, Brahimaj, Bushi, Biba, Turhani, Cangu, Oshafi, E. Kaloshi, Cara, E. Hoxha. (U aktivizuan: Rexhepaj, Kullolli, Xh. Hoxha, Masha, Deliu, Hyka, Selita, Borakaj, Mara, Dervishaj, Gjonaj). Trajner: A. Poçi.

BYLIS: Xhorxheviç, Ntepe, Shoshi, Buzi, Samnda, Çukuka, Limaj, Llambro, Hysko, Zisi, F. Dhrami. (U aktivizuan: Dramolli, K. Fejzaj, P. Fejzaj, Lutaj, Sinaj, N. Hoxhaj etj). Trajner: B. Devolli.

GJYQTARË: Q. Çopa, H. Lila, D. Kollçaku (Kavajë)

KARTON I VERDHË: Bushi 49’

KARTON I KUQ: / Buzi 89’

Pas barazimit 1-1 me Apoloninë javën e shkuar, edhe miqësorja e dytë shtëpiake e Besës, dje ndaj Bylisit kalon për kavajasit me një lojë të dobët dhe…humbje. Miqtë nga Ballshi, duhet thënë se ja kanë marrë “dorën” kavajasve. Madje, dukej nga qetësia e siguria që paraqitën miqtë, sikur ndeshja po luhej në Ballsh. Loja më e organizuar e ballshiotëve dhe goli i bukur me kokë nga i “zakonshmi”, shënuesi i tyre më i mirë Gëzim Hyska (12’), e bëri Bylisin me “fletë” dhe mënyra se si fitoi ishte një “leksion” si për lojën ashtu dhe rezultatin. Besa ende nuk e ka “boshtin” e duhur në të gjitha repartet. Mund të ketë ndikuar jo pak fakti se gjatë tre javëve që ndodhen në stërvitjet e tyre, Besa ka ndërruar tre trajnerë dhe për Artion Poçin që ka vetëm tri ditë në krye të pankinës së Besës, situata nuk është ajo e duhura. Ka shumë lojtarë të rinj që u mungon përvoja. Mungesa e këtij elementi krijon pasiguri në veprimet e tyre edhe atëherë kur duhet të bëjnë gjëra krejt të thjeshta në fushë. Mungesa e Mihanit për shkak dëmtimi lë një “gropë” të madhe ne organizimin e lojës. Kanë ndikuar sigurisht numri i madh i futbollistëve që kanë qenë në provë, atyre që janë larguar “pa doganë” dhe të tjerë lojtarëve që janë afruar dhe që ende nuk janë harmonizuar si duhet me pjesën tjetër të ekipit. Duke pësuar shpejt golin, u mendua se Besa do të gjente forca e do të reagonte, por kjo nuk ndodhi ngaqë edhe ato pak raste me “pikatore” që pati në dispozicion me anë të E. Hoxhës dhe dy herë nëpërmjet Aldo Dervishajt, Besa nuk ishte në gjendje t’i shfrytëzonte si duhet. Pak a shumë është thuajse e njëjta situatë si në verën e kaluar, kur dy miqësoret e para Besa i kishte humbur. Janë përdorur dje 22 futbollistë, por mënyra se si ata e konceptojnë manovrën kolektive lë për të dëshiruar. Skuadra e Besës mund të konsiderohet totalisht në “tranzicion” dhe trajneri Poçi, e vetë futbollistët e kanë të qartë se deri në startin e kampionatit i pret një punë e madhe për të ndryshuar sa më shumë e sa më shpejt imazhin e paraqitjeve jo të mira në dy miqësoret e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online