Alvaro Bisha, në provë te bardheblutë

Një tjetër mbrojtës afrohet në ekipin e Tiranës. Vlonjati Alvaro Bisha do të provohet tek bardheblutë. Që sot ai do të dalë në stërvitje për t’u ndjekur nga trajneri Ze Maria.

Më parë vlonjati ka luajtur me ekipe si Korabi, Sopoti, Flamurtari, Tomori e FK Vlora. Nëse kalon provën do të firmosë me bardheblutë.

Në tre sezonet e fundit mbrojtësi 25-vjeçar ka qenë titullar te Tomori, Korabi e Sopoti, ndërsa tani shpreson të bindë Ze Marinë, i cili në fakt është nën presion, sepse ka humbur shumë mbrojtës këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online