Bylisi i tregon muskujt Apolonisë, ka zhvillime nga merkatoja

Miqësorja e dytë mes Apolonisë dhe Bylisit dhe janë sërish ballshiotët ata që kanë triumfuar, por këtë herë me rezultatin 1-2. Bajramaj shënoi i pari për skuadrën e Dovedan dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Bylisit.

Apolonia reagoi në të dytën dhe barazoi me Nakon, i cili realizoi ndaj ish-skuadrës së tij. Gjithsesi Bylisi arrit të shënonte sërish dhe këtë herë ishte i riu Aliaj ai që realizoi dhe i dha fitoren ballshiotëve.

Miqësore – E diel, më 6 janar, ora 13:30
Apolonia-Bylis 1-2
Shënues:
Nako 68’ / Bajramaj 38’, Aliaj 79’

LARGIMET – Tek Apolonia më parë janë larguar katër futbollistë, ndërkohë që ka sërish firo. Njëri prej tyre është anësori Agim Meto. Futbollisti 32-vjeçar u kthye te bardhejeshilët në verë dhe tanimë del lojtar i lirë. Meto ka luajtur rregullisht në pjesën e parë të sezonit, teksa është aktivizuar në 12 ndeshje (9 si titullar).

Ervis Troka gjithashtu e ka mbyllur bashkëpunimin me Apoloninë. Mesfushori 23-vjeçar do ndryshojë për herë të dytë ekip, pasi më parë ka qene edhe pjesë e Orikut. Këtë sezon ai ka luajtur tetë ndeshje nga minuta e parë, ndërsa në dy takime të tjera është hedhur në fushë si zëvendësues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *