Bylis mundi Besën e Kavajës me rezultatin 4 – 0 në ndeshjen e javës së fundit të këtij edicioni të Kategorisë së Parë. Guindo (2x), Lamçja dhe Peposhi ishin shënuesit e golave për skuadrën mallakastriote.
Pas ndeshjes presidenca e Bylisit ka planifikuar një event të veçantë ku janë ftuar këngëtarë të ndryshëm për të festuar së bashku me tifozët rikthimin në Superiore pas katër vitesh.
Viti 2019 ka qenë perfekt për skuadrën ballshiote që fitoi çdo ndeshje në Kategorinë e Parë, duke mbyllur disa javë para fundit të kampionatit çështjen e mbijetesës.
Bylis 4 – 0 Besa
Shënues: Guindo 2’, 28’, Lamçja 11’, Peposhi 47’