Buzëqesh Konte, tashmë tifozllëk për… Barcelonën!

Antonio Konte është kandidati kryesor për të zëvendësuar Julen Lopeteguin në stolin e Realit të Madridit. Ekipi “merengues” përballet me Barcelonën të dielën në “Camp Nou” dhe ky është shansi i fundit për ish-trajnerin e Spanjës.

Florentino Perez ka nisur bisedimet me Konten dhe italiani ka vepruar menjëherë. Siç citon “Sportmediaset.it”, trajneri ka ndërprerë kontratën me Çelsin, duke dalë zyrtarisht një trajner i lirë.

Tashmë ai do të ulet të shohë klasiken e futbollit spanjoll në televizor, të dielën në orën 16:15 dhe ndoshta do i duhet të bëjë tifozllëk për… Barcelonën. I “detyruar” për një gjë të tillë, sepse një gjë e tillë do të sillte fundin e Lopeteguit te Reali dhe nisjen e epokës Antonio Konte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *