Buskets në qiellin e shtatë: Arritje historike, jemi të papërsëritshëm!

Serxhi Buskets është një nga ata, që është rritur në fushat e gjelbërta të Barcelonës. Mesfushori ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e klubit katalanas dhe atë të futbollit spanjoll. 30-vjeçari ka fituar gjithçka në karrierën e tij.

Një nga sukseset më të mëdha për të është fitimi i tetë kampionateve spanjollë në 11 vitet e fundit. Triumf ky që sipas Buskets është historik dhe i papërsëritshëm.

“Barça është një klub i madh, por ne e kemi bërë edhe më të madh. Ishte koha për të mbyllur kampionatin dhe të përqëndrohemi në Champions. Fitimi i tetë ligave në 11 vite është e vështirë të përsëritet. La Liga është një kampionat shumë i vështurë. Në këtë ligë garojnë ekipët më të mira, që janë shumë kompetitivë edhe në Europë.

Arritja jonë është historike. Barça është një klub i madh. Është e vërtetë se të kesh më të mirët në botë është e lehtë, por kjo meritë na takon të gjithëve”, u shpreh Buskets pas festës madhështore në “Camp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online