Bushiç mesazh Kamzës, Pollozhani e ka me arbitrat

Në konferencën për shtyp, përkrah trajnerit të Flamurtarit Ilir Daja, ishte dhe kapiteni Tomislav Bushi si dhe Artim Pollozhani. Fillimisht ishte kroati ai i cili mori fjalën dhe komentoi pritshmëritë që ka për sfidën me skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Bushiç u shpreh i bindur se skuadra e tij do tentojë vetëm fitoren në këtë takim, duke lënë pas krahëve atë ndeshje në Laç.

“Kamza ka një grup lojtarësh me eksperiencë dhe cilësor. Kemi një luftë me Kamzën dhe ekipi është gati për të marrë maksimumin. Në Laç luajtëm një ndeshje të mirë, por një gabim në goditje standarde u ndëshkuam. Kishim disa raste për të shënuar dhe nuk i shfrytëzuam. Ajo ndeshje është lënë pas dhe tani shohim para. Kampionati është i gjatë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të kërkojmë fitoren”.

Më pas ishte Pollozhani, i cili u ndal tek rasti i 11-metërshit që vlonjatët pretenduan në takimin me Laçin. Mesfushori deklaroi se që të jepet një 11-metërsh për skuadrën e tij duhet që të jetë 200%, por në të njëjtën kohë kërkon një gjykim sa më të drejtën në sfidën e nesërme.

“Në fushë nuk e kisha shumë të qartë se çfarë ndodhi, por nga pamjet filmike shihet qartë se ishte 11-metërsh. Gjithsesi, ne jemi mësuar, të paktën këtë një vit e gjysmë që jam unë këtu, që për Flamurtarin duhet të jetë 200% penallti. Nuk e di se çdo të ndodhë në Kamzë, por uroj të jetë një gjykim korrekt dhe ai që e meriton në fund të marrë fitoren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online