Bushi: Kosova? Ndeshje e ashpër, 3-4 lojtarë na refuzuan

Shqipëria U21 ka mësuar rivalët në kualifikueset e Europianit, teksa ekipe si Anglia dhe Austria spikatin si favorite për vendet e para. Por kuqezinjtë do të kenë një ndeshje të veçantë me Kosovën. Turqia dhe Andora gjithashtu janë në të njëjtin grup me skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi.

Ky i fundit, për Supersport e ka komentuar kështu shortin: “Ndjenjë e mirë që na ra Turqia në grup, me trajnerin e tyre jam mik. Kosovën e prita si çdo ekip tjetër, do luhet fort. Janë 3-4 lojtarë që kanë zgjedhur Kosovën para nesh. Na thanë se do vinin me ne, por më pas vendosën ndryshe. Gjithsesi është zgjedhja e tyre”.

“Ndeshja me Kosovën? E ashpër nuk diskutohet, jam unë i pari që kërkoj ashpërsi ndaj çdo ekipi. Nuk e kërkoj vetëm kundër Kosovës. Është si ndeshjet e tjera dhe duhet fituar”, shtoi trajneri i Shqipërisë U21”.

“Kualifikimi? Çdo gjë mund të ndodhë. Përveç Anglisë, që do të dalë në vend të parë. Por prapë nuk i dihet. Edhe Spanja na mundi në fund. Kemi një grup të mirë dhe shpresojmë të luajnë me ekioet. Duam që edhe Vrioni të vijë me ne. Do jetë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edicionin e shkuar. Shqipëria do të jetë një ekip shumë i fortë, madje edhe për Anglinë. Vjet pas ndeshjes së pestë çuam 4 lojtarë tek ekipi i parë, si Ramadani, Manaj, Ndoj  Me ata mund të merrnin rezultate të mira. Është gjë e mirë që thirren atje, por është më mirë të forcohen këtu. Por nuk i vë faj Panuçit, pasi edhe ai ka pasur shumë mungesa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *