Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen për të, Armando Broja është gati për ta “ndezur turbon” te…Chelsea

Asnjë shqetësim për formën e Armando Brojës në këto ndeshje të fundit. Sjellja e trajnerit të Southampton, Hasenhutl, vërtetoi në ditën e sotme se është e gjitha një politikë e klubit për të ulur vlerën e kartonit të sulmuesit shqiptar. Magjia nuk i ka përfunduar këtij djaloshi, përkundrazi, vetëm sapo ka nisur që të shfaqet. Por nga krahu tjetër, Southamptoni nuk e ka arkën me para siç do të dëshironte. Kjo skuadër e ka mbyllur kampionatin e saj në “Premier League” prej kohësh, teksa gjendet në mesin e tabelës. Asnjë mundësi për Europën dhe asnjë mundësi për të rënë nga Premier League.

Për këtë arsye, Hasenhutl ka ndjekur një politikë në mënyrë që vlera e Armando Brojës të bjerë sa më shumë dhe ta marrë nga Chelsea me çmimin e vendosur nga Southampton, pasi londinezët kërkojnë një shumë të konsiderueshme që është e papërballueshme për këtë skuadër. Nga lëniet në stol, te arsyet e renditura se përse Broja duhet të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te ndeshja e sotme me Crystal Palace. Në ditën e djeshme Hasenhutl doli në konferencë duke u shprehur se Armando ka një krizë normale dhe se për t’u përmirësuar më tepër, duhet të qëndrojë edhe një sezon tjetër te Southampton.

Disa ndeshje të lëna në stol, me luksin e madh pasi ekipi i tij është në mesin e artë. Menjëherë pas përballjes së sotme me Crystal Palace ku Broja u aktivizua vetëm 25 minuta, Hasenhutl i dha një tjetër goditje kartonit të lojtarit, të paktën ky ishte qëllimi i tij: “Nuk është më i njëjti”. Por si mund të thotë një trajner këto fjalë, në kushte normale, kur Armando nuk u shërbye për asnjë moment të vetëm nga shokët e ekipit dhe ndërkohë nuk preket askush nga sulmuesit e tjerë që luajtën nga minuta e parë dhe rezultuan dështim?

Nëse në Serinë A apo La Liga, një lojtar mund të arrijë te goli i vetëm, në Premier League që është kampionati më i fortë në botë është thuajse e pamundur. Këtë e di më së miri edhe Kristiano Ronaldo. Për këtë arsye, dallohet qartësisht se qëllimi i Southampton nuk është më për rritjen e xhevahirit të Kombëtares, por për zbritjen e tij. Fatmirësisht tani kanë mbetur edhe vetëm 4 ndeshje nga fundi i kampionatit. Në verë do të nis rrugëtimi i ri i Brojës me Chelsea-n e Tuchel, të paktën miqësoret përgatitore për sezonin e ardhshëm i ka të siguruara. Atje tifozët shqiptarë do të kenë sërish mundësinë për të parë “turbon” e ndezur, asnjë shqetësim. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online