Burreli “shkund” Turbinën, Drita e fortë për Pogradecin

Cërrikasit luajnë dy miqësore për dy ditë, s’ia dalin me matjanët. Liqenorët gjithashtu e pësojnë nga skuadra prej Gjilani

Maringlen Miraka

Është zhvilluar në kompleksin “Pepa” në Elbasan miqësorja midis Turbinës dhe Burrelit. Të dyja skuadrat janë paraqitur me formacionet më të mira, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Sinan Bardhi vuante lodhjen e një ditë më parë, pasi të mërkurën ishte përballur me skuadrën e Kamzës, që i mundi cërrikasit me rezultatin 3-1. Freskinë fizike e kanë shfrytëzuar matjanët, që kanë shënuar me Ujkën në minutën e 25’të, duke befasuar Turbinën. Janë përpjekur cërrikasit të baraspeshojnë rezultatin, por Burreli e ka mbyllur me avantazh minimal pjesën e parë. Në pjesën e dytë nisi “loja” e zëvendësimeve dhe ekipet aktivizuar djemtë e ri që po testoheshin. Në minutën e 65-të ishte Mema që realizoi golin e dytë për ekipin e drejtuar nga Shahin Berberi, ndërsa në të 72-n minutë Bali ka “vulosur” fitoren e Burrelit me rezultatin 3-0.

Turbina    0
Burreli    3
Shënues: Ujka 25’, Mema 65’, Bali 72’.
Turbina: Malaj, Peqini, Baçi, Ferhati, Beqiri, Roshi, Sulmataj, Qorri, Doda, Allamani, Sallaku. (U aktivizuan: Demollari, Agalliu, Gazheli, Sina, Shkreta, Adili, Gjeçi, Tafani, Cami). Trajner: S. Bardhi
Burreli: Hila, Sala, Lame, Mema, Kadiu, Pashaj, Mëllugja, Stana, Ujka, Farruku, Limani.(U aktivizuan: Lekgegaj, Hysa, Lika, Xhuveli, Hyka, Reçi, Bali).Trajner: Sh. Berberi.
Gjyqtarë: S. Dyrmishi, R. Preça, E. Gjoni(Elbasan).

POGRADECI – DRITA

Një tjetër miqësore është zhvilluar ditën e djeshme, teksa skuadra e Pogradecit është përballur me ekipin e Dritës së Gjilanit, që garon në Vala Superliga e Kosovës. Në formacionin e liqenorëve ra në sy prania e sulmuesit Çekiçi, por për 90 minuta Pogradeci nuk mundi të shënonte dot. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekur, ndërkohë që dhjetë minuta pas nisjet së pjesës së dytë ishte Kastriot Rexha ai që realizoi për Dritën. Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë, këtë herë nga Xhevdet Shabani, ndërsa golin e tretë e realizoi përparim Livoreka. Skuadra nga Kosova është më përpara me përgatitjet dhe tregoi nivel më të lartë, duke e merituar fitoren.

Pogradeci 0
Drita      3
Shënues: Rexha 55’, Xh. Shabani 67’, Livoreka 82’
Pogradeci: Mali, Hysenllari, Pere, Pura, Kllogjri, Liçkollari, Jahaj, Shyti, Topllari, Alillari, Çekiçi. Trajner: F. Fetollari
Drita: Rexhepi, Musaj, Limani, Gërbeshi, Haliti, B. Shabani, Krasniqi, Xh. Shabani, Kryeziu, Ismailaj, Fazliu. (U aktivizuan: Rexha, Livoreka, Kuka, Bislimi, Ruhani, Isufi, Salihu, Ramadani, Haliti)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *