Bufon zbulon Mbapenë: Barzalji ma kishte thënë, do shkruajë historinë!

0

Aventura e Xhixhi Bufon me PSG nisi në mënyrën më të mirë, duke fituar Superkupën e Francës. Një fitore e pastër, 4-0, përballë Monakos dhe italiani festoi Kupën e parë me ekipin e ri. Në një intervistë për “PSG Magazine”, 40-vjeçari flet për eksperiencën e re, gjendjen e tij dhe tregon yllin e së ardhmes. Ai është shoku i tij i ekipit, Kilian Mbape.

“Zgjodha të vija tek Parisi, pikë së pari, sepse ndihem akoma i fortë. Ky vendim vjen dhe nga bindja që mund t’i jap PSG-së, shokëve të mi dhe skuadrës, diçka të rëndësishme në aspektin e eksperiencës dhe entuziazmit. Unë mund të jap një dorë në këtë aspekt. Të gjithë bashkë mund të arrijmë të krijojmë një grup të madh”.

Portieri italian ndalet dhe tek Mbape. Për herë të parë u përball me të në gjysmë-finalet e Champions League para dy sezonesh. Ai ishte momenti kur zbuloi potencialin e madh të sulmuesit.

“Në fund të ndeshjes po diskutonim me Andrea Barzaljin, një nga miqtë e mi më të mirë. Ai më tha: ‘Xhixhi, në 20 vite karrierë nuk kam parë një lojtar kaq të shpejtë, që vrapon kaq shpejt me topin në këmbë. Ishte e vështirë ta markoja’. Këto fjalë kanë një peshë të madhe, sepse Barzalji, kur është i përqendruar dhe në formë, është një mbrojtës i madh. Është e qartë që Mbape ka diçka më shumë se të tjerët. Shpresoj që të vazhdojë të jetë i përulur dhe me dëshirë për t’u rritur dhe sakrifikuar. Nëse vazhdon në këtë rrugë, Kilian do të shkruajë historinë e futbollit dhe një nga faqet më të rëndësishme të këtij sporti”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.