Bubeqi: Ndeshje luksi për ne, me Memën që në fillim Tirana do ishte në krye

Trajneri i Korabit, Dorian Bubeqi i thuri elozhe kolegut të tij, Ardian Mema. Në fjalën e tij pas ndeshjes, tekniku i skuadrës dibrane pranoi se kjo sfidë ishte luks për ta, pasi të luash përballë Tiranës është gjithmonë një sfidë me shumë vlera.

NDESHJA – “Edhe pse është miqësore, kërkuam të fitonim. E rëndësishme është që u bë lojë e bukur. Luajtëm përballë një Tirane shumë të fortë, që drejtohet nga Mema. Për mendimin tim, nëse Mema do të ishte që në fillim të sezonit, Tirana do të ishte shumë më lart se ç’është tani”.

EKIPI – “Nuk janë lojtarët që kam përgatitur në fillim, pasi nuk i motivoj dot. Ia kemi arritur objektivit tonë dhe është shumë e vështirë që të motivoj ekipin”.

PLAY OFF – “Sikur të ishte dhe një ekip tjetër për në “PlayOff”, do të ishte më bukur. Por Federata vendos dhe ne nuk japim dot mendime jashtë profesionit tonë”.

LOJTARËT CILËSORË – “Korabi ka lojtarë që duhet të jenë pjesë e Superiore. Janë 3-4 lojtarë, por unë do të mundohem t’i mbaj në skuadër, pasi vitin tjetër synojmë Superioren”,- u shpreh Bubeqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *