Bruno Telushi u pa shumë i mërzitur në fund të takimit me Skënderbeun. Vlonjati provoi me të gjitha forcat të ndihmonte skuadrën për të marrë një rezultat pozitiv, por episodet folën për korçarët dhe ishin ata që në fund festuan fitoren dhe morën kreun e klasifikimit.
Mesfushori ndihet borxhli ndaj tifozëve, të cilët ishin më të shumtë se zakonisht në stadium. Sot ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Facebook” dhe në njëfarë mënyre falënderon “Ultras Guerrils”, që mbrëmjen e djeshme krijuan atmosferë në mbështetje të skuadrës.
Telushi është kthyer në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Partizanit. Këtë sezon ai ka arritur të shënojë tre gola me fanellën e kuqe, duke dhënë kështu një kontribut të vyer në ecurinë pozitive të skuadrës së Skënder Gegës këtë sezon.